Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ambasadori amerikan: I takon Kosovës të vendosë për Asociacionin

Ambasadori amerikan: I takon Kosovës të vendosë për Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë se si do të veprojë lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, Hovenier ka theksuar se SHBA-ja pret që “Qeveria e Kosovës t’iu përmbahet zotimeve që i ka marrë”.

“Ka modele, të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, ka thënë Hovenier, duke mos dhënë detaje mbi këto modele.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është pjesë e një marrëveshjeje që është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Më 2015, palët kanë arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë “nuk mund të ketë asociacion njëetnik”.

Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

Ambasadori Hovenier ka thënë për RTK-në se angazhimi i SHBA-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi është intensiv dhe se në këtë proces, SHBA-ja nuk e sheh të diskutueshme çështjen e sovranitetit të Kosovës.

“Do të thosha që këto janë fakte historike. Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është”, ka thënë ai.

Hovenier gjithashtu ka thënë se SHBA-ja pret angazhim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Uashington, në shtator të vitit 2020.

“Ka zotime për personat e zhdukur; ka zotime për kalimin e kufirit; ka zotime lidhur me tregtinë ndërkufitare. Ne besojmë se të gjitha këto do të ishin në dobi të Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë Hovenier.

Rruga Press

Prev Post

“Disa fjalë provojnë se gjuha shqipe më tepër se me gjuhët e Europës,ka përngjasime me persishten”

Next Post

“Ushtria është gati”, shqiptari flet nga Ukraina: Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë

post-bars

Leave a Comment