Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 SHBA refuzon kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s

SHBA refuzon kërkesën e Rusisë që Ukraina të mos i bashkohet NATO-s

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan të mërkurën(26 janar) kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte përgatitur Moskës një “rrugë serioze diplomatike” për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse.

“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha ai.

Blinken iu drejtua mediave menjëherë pasi zëvendësi i tij Ëendy Sherman tha se Shtetet e Bashkuara mbetën të bindura se Putini ishte gati të përdorte forcën kundër Ukrainës deri në mes të shkurtit. Ai tha se letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Blinken u tha gazetarëve se letra nuk do të bëhej publike, “sepse ne mendojmë se diplomacia ka shanset më të mira për të pasur sukses”. Ai tha se do të flasë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në ditët në vijim për përgjigjen e tij ndaj qëndrimit të SHBA-së.

“Ne kemi trajtuar mundësinë e masave të transparencës reciproke në lidhje me tregimin e forcës dhe Ukrainën, si dhe masat për të rritur besimin në lidhje me stërvitjet dhe manovrat ushtarake në Evropë”, tha ai.

Letra, e cila u koordinua me Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë, hap gjithashtu derën për avancimin e bisedimeve për kontrollin e armëve me Rusinë mbi çështjen e raketave dhe armëve bërthamore të pozicionuara në Evropë./R.E.L

Prev Post

Ganymedi ishte i biri i Trosit, mbretit të Trojës sipas Lucianit, ai ishte djali i Dardanit

Next Post

Kina lëshon satelitin e saj më të madh të monitorimit të tokës

post-bars

Leave a Comment