Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kush ishte gazetari dhe regjizori i mirënjohur i RTSH-së, Ilir Buçpapaj, që u nda nga jeta në NEW YORK

Kush ishte gazetari dhe regjizori i mirënjohur i RTSH-së, Ilir Buçpapaj, që u nda nga jeta në NEW YORK

Gazetari dhe regjisori i shquar i RTSH-së, Ilir Buçpapaj, ndërroi jetë dje në Nju Jork, pas një ataku në zemer, në moshën 69 vjeçare.
Ilir Buçpapaj ka lindur në qytetin Bajram Curri më 1952. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare në qytetin e lindjes, Iliri përfundoi me rezultate të larta shkollën e mesme të përgjithshme në vitet 1968-1972, po në qytetin Bajram Curri.
Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, dega gjuhë-letërsi, në vitet 1974-1978.
Në vitet 1978-1980 punoi për pak vite si arsimtar në Shkollën 8 vjeçare të qytetit B.Curri, në Shoshan dhe në Gjimnazin e Fierzës.
Nga viti 1980 deri më 1992 punoi gazetar-reporter i Radiotelevizionit Shqiptar për rrethet Tropojë-Kukës, duke sjellë në ekranin e RTSH-së, imazhin e rrallë të Alpeve shqiptare dhe të jetës atje.

Në vitet 1992-1997 Ilir Buçpapaj ishte pjesë e Departamentit “Bota Shqiptare” në RTSH, dedikuar kryesisht emigracionit shqiptar në botë.
Ky program, bëhej për herë të parë në RTSH, e ngriti lart moralin e shqiptareve në Kosovë, që gjendeshin në terr të plot informativ, por edhe Maqedonine e Veriut, në Mal të Zi, dhe ne te gjithe diasporen e shumtë shqiptare nëpër botë.

Në këto vite Iliri, permes shumë telereportazheve dhe dokumentareve pasqyroj me mjeshtri jetën e mergates tonë në Europë dhe Amerikë.

Nga viti 1998 deri më 2017 kur doli në pension, Iliri punoi si redaktor, skenarist dhe regjisor në redaksinë e dokumentarëve në Radiotelevizionin Shqiptar, ku spikati për profesionalizmin e lartë.
Ilir Buçpapaj, gjatë punës së tij të pandërprerë për 37 vjet me radhë, trajtoi me sukses kronikën, lajmin, telereportazhin, portretin dhe gjerësisht dokumentarin televiziv.
Ai ka realizuar më shumë se 750 dokumentarë televizivë me temë historike kushtuar periudhave kulmore dhe figurave të ndritura të historisë sonë, si dhe 300 telereportazhe.

Nga krijimtaria e tij dokumentaristike shquhet veçanërisht cikli “E duam Shqipërinë”, si dhe dokumentarët: “ Naim Shqiperia” per poetin tonë kombëtar Naim Frasheri, “Kosova Zogu që lindi nga hiri vet”, “Kurbini”, “O i madherueshmi shenjti Shna Ndue”, “Tevolli”,”Ali Pasha i Kalave”, “Simfonite e Valbones”, “Në rrjedhat e historise së Dardanise”,“Kultura e Komanit”,”Berati”,”Lezha” “Lidhja shqiptare e Prizerenit”, “Lidhja besa -besë e Pejes”,”Kuvendi i Junikut”, “Vendi i Kuvendeve të medha”,”Verrat e Llukes”,”Memorandumi i Greces”,”Kuvendi i shpalljes së Pavarsise”, dokumenatrë kushtuar figurave historike si “Isa Boletini’, “Bajram Curri”, “Zylyftar Veleshnja”, “Konferenca e Bujanit” etj.

Gjatë 30 vjetëve të fundit Ilir Buçpapaj ka realizuar disa dokumentarë të shkelqyer për maredhënjet shqiptaro-amerikane, jetën e komunitetit shqiptar në SHBA, dhe rëndësinë jetike që kanë maredhënjet shqiptaro-amerikane, siç është cikli i dokumentarëve “Dallgë shqiptare në Amerikë”, etj.
Ato janë trasmetuar në TVSH por edhe shfaqur në Qendren Nderkombëtare të Kulturës, Tiranë duke u ndjekur me aq interes nga qytetaret dhe te rinjte e Tiranes.

Gjatë Luftës së Kosvës 1998-1999, Ilir Buçpapaj ka raportuar direkt nga fronti i luftës duke transmetuar dhjetra kronika lufte nga fronti në Tropoje, Has, Kukës dhe ku zhvilloheshin luftime në zonat kufitare. Epiqendra u bë në Padesh, Prrue të Thanës, Lug i Zi, Dobrunë, Pogaj ,Papaj ku ishin perqendruar dhe njesitë më të medha të UÇK-së.

Gjatë viteve 1998-1999, Ilir Bucpapaj si një gazetar i nivelit të lartë, përveç televizionit shqiptar, ka punuar me televizionet më prestigjoze të botes si CNN, BBC, ZDF (gjermani), RAI (itali), televizionin shtetëror grek, slloven, të vendeve arabe etj.

Pas çlimrit të Kosoves, Iliri ka realizuar shumë dokumentare për RTSH-në, si “ Kosova zogu i qiellit që ndertohet nga hiri vet”, “Festë në Prizeren”, “Masakra e Mehjes”, “Dita e Flamurit”, “Në Kullat e Boletinit” etj.

Në realizmin e këtyre dokumentarëve me temë historike Ilir Buçpapaj ka bashkepunuar me kolegët e tij të RTSH-së, por edhe me historianë të shquar si Myzafer Korkurti, Gazmend Shpuza, Neritan Ceka, Maringlen Verli, Beqir Meta, Pellumb Xhufi, Fehmi Rexhepi, Jusuf Bajraktari, Frasher Dema etj.

Kjo pasuri e rrallë filmike i ka mbetur arkivit të televizionit shqiptar, dhe transmetohen pandërprerë dhe ndiqen me interes nga të gjtihë shqiptarët, si një deshmi e pavdekshme e punës krijuese të Ilir Buçpapajt.

Ilir Buçpapaj mbante titullin “Qytetar Nderi” nga krahina e Kelmendit, Devollit dhe Tropojës.
Ai ka marrë shumë çmime dhe vlerësime nga organizatat e gazetarëve në Shqipëri dhe rajon, por edhe institucionet e kulturës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi dhe Dipasporë. Ishte veteran i UÇK-së.
Për fat të mirë, ai nuk mori titullin aq të zhvleftësuar dhe shpesh të bërë qesharak “Mjeshtër i madh”.
Në tre-katër vitet e fundit ka jetuar e punuar bashkë me familjen e tij, gruan Dritën dhe Djalin Kreshnikun, në qytetin e Nju Jorkut, ku edhe ndërroi jetë, pas një ataku në zemer.
Sipas amanetit të lënë nga vet Iliri, trupi i tij do të varroset në fshatin e tij të origjinës, në Tplâ të Tropojës.

Ndarja e parkohshme nga jeta e Ilir Bucpapajt, duke i lene shume pune te reja krijuese ne mes, është një humbje e madhe për familjen e tij, fisin e gjërë Buçpapaj të dedikuar gazetarisë, letërsisë dhe çeshtjes shqiptare, por edhe Televizionit Shqiptar ku Iliri punoi me pasion dhe profesionalizëm për 37 vjet me radhë./Mediakontakt

Prev Post

Kriza në Ukrainë: Putin dërgon aeroplanët në Bjellorusi përkundër paralajmërimeve të Biden (VIDEO)

Next Post

Meta po ndërton super kompjuterin më të shpejtë në botë

post-bars

Leave a Comment