Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Magawa, miu i famshëm i minave, ka ngordhur në moshën 8 vjeçare, u nderua me medalje ari për heroizëm

Magawa, miu i famshëm i minave, ka ngordhur në moshën 8 vjeçare, u nderua me medalje ari për heroizëm

Magawa, miu gjigant afrikan i njohur për ndihmën në zbulimin e  minave kundër personit dhe eksplozivëve të tjerë në Kamboxhia, ka ngordhur.

Miu dallohej për rekordin e tij në nuhatjen e kimikateve që gjenden në mjetet e pashpërthyera, por edhe për shërbimin e tij të gjatë.

Magawa ngordhi në moshën 8-vjeçare dhe ishte veçanërisht jetëgjatë për racën e tij dhe i kishte dhënë fund biznesit në vitin 2020 pas katër vitesh në fushat Kamboxhiane.

Në vitin 2020, Magawa ishte miu i parë që mori një medalje të artë trimërie nga shoqata bamirëse veterinare në Mbretërinë e Bashkuar The Peoplès Dispansary for Sick Animals (PDSA). Lloji të cilit i përkiste Magawa ka një nuhatje të fortë dhe mund të stërvitet shpejt, aftësi që e bëjnë miun gjigant afrikan të shkëlqyeshëm në gjetjen e minave.

Organizata bamirëse belge Apopo tha se ka pak më shumë se njëqind minj të tjerë që bëjnë të njëjtën punë në mbarë botën./BalkanWeb

Prev Post

Shifra aIarmante: 150 mije shqitparë u bënë grekë, 330 mijë morrën nënshtetësinë në Europë

Next Post

Rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Ballkan shihet me dyshime

post-bars

Leave a Comment