Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Tërhiqet” Evi Kokalari: Kam vendosur të distancohem pak, kam lënë punët e mia pas dore në USA

“Tërhiqet” Evi Kokalari: Kam vendosur të distancohem pak, kam lënë punët e mia pas dore në USA

Aktvistja, Evi Kokalari, të cilën kohët e fundit e kemi parë krah ish-kryeministrit Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri, duke iu rikthyer jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrjen e këtij vendimi, Kokalari e ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook”, ku thekon se do të vijojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t’i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi.”/vizionplus.tv

Prev Post

SHBA-ja, Shqipëria dhe vende të tjera thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund programit bërthamor

Next Post

Vitet kur shqiptarët sundonin JerusaIemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

post-bars

Leave a Comment