Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shifra aIarmante: 150 mije shqitparë u bënë grekë, 330 mijë morrën nënshtetësinë në Europë

Shifra aIarmante: 150 mije shqitparë u bënë grekë, 330 mijë morrën nënshtetësinë në Europë

Prej vitit 2002 deri më sot Shqipërisë i janë larguar rreth 330 mijë shtetas të cilët kanë marrë nënshtestësi në vendet e BE. Të dhënat e Eurostat thonë se 150 mijë shqiptarë janë bërë grekë dhe 148 mijë italiane.

Por të tjerë shqiptarë të shpërndarë nëpër Europë kanë marrë nënshtetësi angleze, gjermane, francese dhe suedeze. Ndërsa në total 1.6 mln shqiptarë jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Nënshtetësinë gjermane e kanë marrë 5700 shqiptarë. Të dhëna nga Eurostat tregojnë se në 2017 numri i shqiptarëve që jetojnë atje u përgjysmua nga 74 mijë në 49 mijë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë aziIkërkues të cilët iu është re fuzuar kërkesa për aziI dhe janë riatdhesuar në Shqipëri.

Nga 2011 në Gjermani kanë aplikuar për aziI në Gjermani 90 mijë shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre kanë marrë përgjigje negative. Më pas numrin e nënshtetësive të lëshuara ishte Belgjika me 5000 aplikime.

Franca lëshoi rreth 3400 nënshtetësi për këtë periudhë. Mungojnë të dhënat e raportuara nga Franca mbi numrin e shqiptarë që jetojnë aktualisht atje, por së fundmi ka pasur një bum të kërkesave për azil nga shqiptarët, duke u renditur në 3 vendet kryesore të origjinës. Prej 2011-s rreth 40 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë.

Në Suedi dhe në Austri janë lëshuar respektivisht nga 1000 nënshtetësi për shtetas shqiptarë. Në total janë rreth 1.6 milionë individë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, sipas të dhënave të Diasporës, një publikim i ri i INSTAT. Nga këta 825 mijë individë (gati 53%) janë meshkuj dhe 755.6 mijë janë femra./oandwatch.com

Prev Post

SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me Rusinë

Next Post

Magawa, miu i famshëm i minave, ka ngordhur në moshën 8 vjeçare, u nderua me medalje ari për heroizëm

post-bars

Leave a Comment