Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 63 vjet nga premiera e komedisë “Binjakët venecianë” në Teatrin Migjeni

63 vjet nga premiera e komedisë “Binjakët venecianë” në Teatrin Migjeni

Në skenën e Teatrit” Migjeni” në Shkodër 63 vite më parë u shfaq premiera e komedisë “Binjakët venecianë”.

Komedia me 3 akte nga Goldoni u vu në skenë nga regjisori dhe përkthyesi Lec Shllaku, as/regjisore Vitore Nino, skenografia Lec Fishta, inspektor skene dhe dekorator Gjon Hilaj.

Në këtë komedi interpretuan: Lec Ndreka, Violeta Sekuj, Ndoc Sheldija, Pistol Soja, Ndrek Prela, Jonuz Dini, Antonjeta Fishta, Islam Tuzi, Fejzi Spahija, Adem Kastrati, Xhina Paskali, Roza Xhuxha, Paulin Preka, Prengë Lekunda, Lec Bushati, Paulin Lacaj, Bep Shiroka, Rrok Dajçi, Ahmet Beqiri. Sufler: Leo Prela. Kostumet: Zina Ashta, Abdullah Mema. Ndriçimi: Sabah Prizreni, Teufik Duka, grimi: Kin Jaku, marangoz: Lec Prendi, Tomë Prela, rekuizita: Marije Curani. Punëtorë skene: Maliq Sejdini, Kolë Ndoca, Osman Gruda, Fehmi Gokaj.

Kjo komedi u shfaq 23 herë gjatë një periudhe rreth 20-mujore, me një shikueshmëri prej 14.300 spektatorësh. / KultPlus.com

Prev Post

Vitet kur shqiptarët sundonin JerusaIemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Next Post

SHBA: Aleatët e NATO-s janë të bashkuar para bisedimeve me Rusinë

post-bars

Leave a Comment