Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 VIDEO/ Protestat e përgjakshme në Kazakistan, Rusia dërgon trupa ushtarake

VIDEO/ Protestat e përgjakshme në Kazakistan, Rusia dërgon trupa ushtarake

Presidenti Tokayev kërkoi ndihmën e Rusisë për të stabilizuar situatën në Kazakistan pas protestave që kanë përfshirë vendin. Sipas Reuters, parashutistët rusë tashmë kanë mbërritur në Kazakistan si pjesë e përpjekjes “paqes” të ndërmarrë nga CSTO, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive e përbërë nga gjashtë shtete ish-sovjetike.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) tha në një deklaratë se detyra kryesore e forcave paqeruajtëse është mbrojtja e godinave kryesore shtetërore dhe ushtarake dhe të ndihmojë forcat e sigurisë të Kazakistanit

Dhjetëra ushtarë hynë në sheshin kryesor të Almaty këtë mëngjes, ku qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë radhazi. Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ka pasur shkëmbime zjarri midis ushtrisë dhe njerëzve të armatosur në sheshin përpara bashkisë së Almatit.

“Ushtarët mbërritën në shesh, nisën një operacion pastrimi kundër rebelëve”, sipas TASS.

Gjithashtu, Banka Kombëtare e vendit ka vendosur të pezullojë funksionimin e të gjitha institucioneve financiare. Protestat, të cilat fillimisht u nxitën nga rritja e çmimit të karburanteve, tashmë janë kthyer në një ortek kërkesash politike.

Tokayev pretendon se trazirat janë vepër e “bandave terroriste” të nxitura nga të huajt. Presidenti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim natën dhe një ndalim të tubimeve masive./Rruga Press

Prev Post

Paralajmërim për NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin: Moska njoftoi hapur dhe zyrtarisht të drejtën historike mbi Serbinë si zonë influence!

Next Post

OBI dhe OKB bëjnë thirrje për përpjekje të përbashkëta për të luftuar korrupsionin

post-bars

Leave a Comment