Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tirana me nivelin më të lartë të pagave gjatë vitit pandemik 2020, ja qyteti që i ka më të ulëta

Tirana me nivelin më të lartë të pagave gjatë vitit pandemik 2020, ja qyteti që i ka më të ulëta

Gjatë vitit pandemik 2020, Tirana ofroi nivelin më të lartë të pagave në rang vendi, ndërsa Lezha më të ulëtat, raportoi INSTAT në një botim të fundit për statistikat rajonale.

Paga mesatare mujore në Shqipëri, në vitin 2020, ishte 53.662 lekë. Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë, (60.857 lekë), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 42.728 lekë dhe 43.213 lekë).

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë me 13,4%, ndërsa Qarku i Lezhës ka pagën më të ulët 20,4%.

Referuar të dhënave sipas gjinisë, gjatë vitit 2020, meshkujt kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (62.986 lekë) dhe më të ulët në Qarkun e Lezhës (42.349 lekë), po ashtu dhe femrat kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës (58.309 lekë) dhe më të ulët në qarkun e Lezhës (43.175 lekë).

Në Qarkun e Durrësit, meshkujt paguhen më shumë se femrat me rreth 13,9%, ndërsa në Qarkun e Elbasanit meshkujt paguhen më pak se femrat me -5%.

Qarku i Gjirokastër ka rritjen më të madhe të pagave me 4,8% më 2020 dhe Qarku i Fierit ka një ulje me 2,6%. Pagat u rriten me rreth 4% edhe në qarkun e Shkodrës, Lezhës me 3,2 ndërsa qarqet e tjera kishin rritje 2 deri në 3%.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se veprimtaritë financiare dhe të sigurimit kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ky sektor ka pagat më të larta në Qarkun e Tiranës dhe më të ulëta në qarkun e Dibrës.

Ndërsa pagat më të ulëta janë në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në këtë sektor pagat më të ulëta janë në qarkun Tiranë dhe më të larta në Qarkun Shkodër.

Karakteristikat rajonale të pagave kanë ngjashmëri me karakteristikat e tregut të punës.

Shkalla më e lartë e punësimit është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës (69,0 %), ndjekur nga Qarku i Korçës (61,0%). Shkalla më e ulët regjistrohet nëQarkun e Lezhës (33,7 %) dhe të Dibrës (44,7 %).

Gjatë periudhës 2018-2020, rritja më e lartë e shkallës së punësimit është regjistruar në Qarkun e Gjirokastrës, me 6,0 pikë përqindje, ndërsa ulja më e madhe është regjistruar në Lezhë (-8,0 pikë përqindje).

Rritja e shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe si për meshkujt ashtu edhe për femrat është më e lartë në qarkun e Gjirokastrës (+6,6 dhe +5,4 pp respektivisht).

Ulja më e lartë e këtij treguesi është regjistruar në Berat për meshkujt (-8,2 pp) dhe në Lezhë për femrat (-8,2 pp)./monitor/

F3
F33
/balkanweb
Prev Post

Detox pas festave/ Si të riktheheni në rutinën tuaj

Next Post

Në punë dhe supermarkete kërkohet certifikata e vaksinimit

post-bars

Leave a Comment