Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Detox pas festave/ Si të riktheheni në rutinën tuaj

Detox pas festave/ Si të riktheheni në rutinën tuaj

Pas vakteve të rënda e kalorike të festave, trupi e ka shumë të nevojshme ‘të vijë në vete’ dhe për fat të mira ka disa ushqime perfekte për një dietë detox pas festave. Sidomos nëse darka e Vigjiljes, dreka e Krishtlindjeve dhe nata e Vitit të Ri ju kanë lënë me disa kilogramë më shumë. Megjithatë, nuk ka problem. Ka dsa ushqime që përfaqësojnë zgjedhjen më të mirë pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e do t’ju rikthejnë në formë brenda disa javësh.

Një dietë pas festave është e nevojshme nëse e keni tepruar pak dhe nuk keni qenë të kujdesshëm me sasinë e kalorive të lejuara. Nëse ky është rasti juaj, mos u dëshpëroni, por lexoni këshillat më poshtë për të rregulluar linjat tuaja pas festave.

Një prej ushqimeve më të mira pas festave të fundvitit është avokadoja: gjendet lehtësisht në këtë sezon, është një nga burimet më të mira të glutatione që ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe favorizon deotksifikimin e mëlccisë.

Është gjithashtu e pasur me vitaminë E e cila luan të njëjtin fukskion, duke e bërë avokadon një ushqim perfekt pas festave.

Fillojeni ditën me ujë të ngrohtë e limon, për të nxitur hidratimin dhe stimuluar tretjen pas festave. Limonët kanë shumë benefite për shëndetin dhe hidratimi është shumë i rëndësishëm: pirja e sa më shumë uji është thelbësore për të ndihmuar mëlccinë dhe veshkat të filtrojnë toksinat.

Ndër perimet nuk mund të mungojë brokoli, spinaqi dhe lulelakra sepse përmbajnë një grup susbstancash kimike që jo vetëm favorizojnë detoksifikimin, por përmirësojnë sistemin imunitar duke mbajtur larg ftohjen dhe gripin.

Gjithashtu ccaji jeshil para dhe pas vakteve ndihmon për të mbajtur të fortë metabolizmin dhe favorizon tretjen. Edhe ccaji i finokut është një zgjedhje e mirë.

Mos harroni gjithashtu sportivn dhe aktivitetin fizik. Evitoni ushqimet e rënda si mishi i kuq, sheqernat e tepërta, bulmetin, por kosi dhe një vezë e zier nuk bëjnë keq. Lëngjet dhe supat e perimeve të bëra në shtëpi janë një ide e shkëlqyer./ Living/vizionplus.tv

Prev Post

Skandal me pagat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, shoferët e pastruesit me pagë 1900 usd/muaj. Drejtori Dritan Agolli paguhet sa trefishi i Ramës

Next Post

Tirana me nivelin më të lartë të pagave gjatë vitit pandemik 2020, ja qyteti që i ka më të ulëta

post-bars

Leave a Comment