Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dita e fundit e aplikimit për universitet!

Dita e fundit e aplikimit për universitet!

Maturantët kanë sot afatin e fundit për të aplikuar për në universitet, duke plotësuar formularin A2 me 10 degët preferenciale. Procesi ka nisur që prej 30 korrikut, dhe deri më tani sipas Drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptarë kanë aplikuar 15 mijë maturantë nga 20 mijë të konfirmuar në sistem.

Prej 30 korrikut maturantët kanë nisur plotësimin e formularit A2 në renditjen e 10 preferencave të tyre, dhe kanë afat deri sot më 4 Gusht për të aplikuar për t’u regjitstruar në universitet. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelajt thotë për Report TV se deri më tani rreth 15 mijë maturantë e kanë mbyllur procesin e aplikimit në portalin Ualbania, dhe ata që ende nuk e kanë bërë kanë kohë deri mesnatën e sa dielës.

“Deri në këtë moment 3/4 e maturantëve kanë aplikuar, pra  15 mijë maturantë e kanë mbyllur procesin e aplikimit nga rreth 20 mijë që konfirmohen në sistem dhe do presin pastaj procesin e renditjes dhe të regjistrimit”, tha ai.

Edhe këtë vit më me interes nga maturantët shihen degët e inxhinierisë, kryesisht të teknologjisë së informacionit si dhe të mjekësisë.

“Interesi i maturantëve në përzgjedhjen e tyre për 10 degë është kryesisht në ato të inxhinierisë së teknologjisë së informacionit, rreth 26.5% të aplikimeve, pak më pak te shkencat mjekësore dhe infermieria, pra 23,5 % dhe në vend të tretë shkencat ekonomike me 16%”, shprehet Xhelaj.

Sipas Xhelajt këtë vit vihet re edhe një rritje e interesit të aplikantëve për programet 2 vjeçare, kjo për shkak të maturantëve që nuk arrijnë të plotësojnë kriterin e mesatares mbi 6.5 për të ndjekur sistemin bachelor.

“Vëmë re që është rritur interesi edhe për programet 2 vjeçare, rreth 9%. Të themi një preferencë dhe drejtim i duhur për maturantët që nuk plotësojnë kriterin e mesatares 6.5 për ciklin bachelor”, vijon Arjan Xhelaj, Rrjeti Akademik Shqiptar.

Më 27 gusht, portali U-albania shpall listën e fituesve, ndërsa më 30 gusht nis regjistrimi i studentëve në universitete që do të zgjasë deri më 13 shtator.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com

Prev Post

Biblioteka e Elbasanit mban 200 mijë vëllime të rralla, ja cila është historia e tyre

Next Post

Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

post-bars

Leave a Comment