Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kuptimi i fotos virale në Instagram “Të gjithë sytë nga Rafah”

Kuptimi i fotos virale në Instagram “Të gjithë sytë nga Rafah”

Nëse edhe ju përdorni rrjetet sociale është e pamundur që t’iu ketë shpëtuar pa e parë kjo foto e bërë virale. Disa tenda të bardha në tokë që formojnë shprehjen “All eyes on Rafah” (Të gjithë sytë në Rafah). Kjo foto ka pushtuar rrjetet sociale, ndërsa në Instagram është postuar në story nga më shumë se 37 milionë përdorues që nga mëngjesi i së mërkurës.

“Të gjithë sytë në Rafah” nuk është, natyrisht, thjesht një hashtag i ri. Megjithatë, popullariteti i tij u rrit, veçanërisht pas sulmit izraelit ndaj civilëve, që vrau më shumë se 40 njerëz në një kamp në Rafah.

Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën, deri në atë pikë sa edhe kryeministri i Izraelit , Benjamin Netanyahu, e cilësoi atë si një “aksident tragjik”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë bërë bashkë me këtë foto dhe kërkojnë që t’i jepet fund sulmeve izraelite. Ky imazh ka marrë mbështetjen e shumë artistëve dhe figurave me influencë në rrjetet sociale, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila zgjodhi ta postojë.

 

Prev Post

“Gjenocidi në Gaza, më i pashembullti në histori”

Next Post

Furnizimi me ujë i Tiranës për 25 vitet e ardhshme, projektimi i rrjetit të ri

post-bars

Leave a Comment