“Nata e Muzeve”, 18 maj mbrëmje plot ngjyra dhe muzikë
Kanë nisur kremtimet dhe përgatitjet për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve e cila është më 18 maj dhe synon të tërheqë më shumë vëmendje ndaj këtyre institucioneve të artit, kulturës e trashëgimisë.
Me këtë rast, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale një listë institucioneve ku do të ketë aktivitete mbrëmjen e nesërme.
Ndryshe nga ditët e tjera të vitit, më 18 maj, muzetë do të rrinë të hapura në pritje të vizitorëve deri në orën 22:00 dhe hyrja do të jetë falas./atsh