Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën

Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën

Liderët arabë takohen në Bahrejn më 16 maj për samitin, që pritet të dominohet nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – teksa nuk ka shenja se mund të arrihet shpejt një armëpushim.

Udhëheqësit e 22 anëtarëve të Ligës Arabe takohen në Manama. Kjo është hera e parë që ky bllok takohet që nga samiti i jashtëzakonshëm në Riad të Arabisë Saudite që u mbajt nëntorin e kaluar. Në atë takim kishin marrë pjesë edhe anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Në takimin e nëntorit, liderët dënuan veprimet “barbare” të forcave izraelite në Gazë, por nuk kishin miratuar vendosje të masave ndëshkuese ekonomike dhe as nuk kishin marrë ndonjë vendim për hapa politikë ndaj Izraelit, pavarësisht zemërimit të rritur në rajon për luftën në Rripin e Gazës.

Kjo mund të ndryshojë këtë herë, pasi mbështetja për një zgjidhje me dy shtete, është rritur në mbarë botën. Një zgjidhje e tillë për konfliktin e gjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve është shtyrë përpara që një kohë të gjatë edhe nga shtetet arabe.

 

/euronews

Prev Post

Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj

Next Post

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

post-bars

Leave a Comment