Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj

Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj

Debati në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Srebrenicës nuk u zhvillua në datën e parashikuar, 15 Maj.

Mediat serbe, duke cituar burime të tyre konfidenciale, theksojnë se rezoluta me gjasë do të diskutohet më 22 maj. Seanca e mëparshme, për Bosnjë-Hercegovinën, u mbajt më 30 prill, ku u ravijëzuan pikat të cilat e paraqesin dhunën serbe ndaj popullsisë myslimane në Bosnje si gjenocid.

Autoritetet boshnjake kërkojnë të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Srpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995 dhe e quajnë vrasjen e më shumë se 8 300 civilëve boshnjakë një “krim të tmerrshëm” ose “masakër”.

 

lajmifundit

Prev Post

Projekti “Ura me tri harqe” i universiteteve të Artit të Tiranës, Prishtinës e Tetovës

Next Post

Liderët arabë mblidhen në Bahrejn për të diskutuar për Gazën

post-bars

Leave a Comment