Tërhiqet edhe këngëtarja norvegjeze nga Eurovizion: Po ndodh një gjenocid! Palesina e Lirë
Pas largimit të këngëtarit përfaqësues të Holandës, Joost Klein, dorëhiqet edhe një këngëtare tjetër. Bëhet fjalë për Alessandra Mele, ish përfaqësuesja e Norvegjisë në Eurovisionin e vitit të kaluar, ka njoftuar se tërhiqet nga roli i zëdhënëses që kishte për detyrë të njoftonte pikët e dhëna nga vendi i saj.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo thotë se tërhiqet “për shkak të një gjenocidi që po ndodh (në Gaza)”. “Motoja e këtij eventi muzikor është se muzika i bën bashkë njerëzit, kjo është arsyeja se përse unë merrem me muzikë, të bëj muzikë dhe ti bëj bashkë njerëzit, por nën këto kushte këto fjalë janë thejsht fjalë boshe, është një gjenocid i vërtet ai i cili po ndodh’ ‘Hapni sytë, hapni zemrat! Palestina e Lirë!”, e mbyll ajo mesazhin e saj në fund.
/Mexhlisi