Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Qarkullimi i automjeteve në kryeqytet gjatë Ditës së Verës

Qarkullimi i automjeteve në kryeqytet gjatë Ditës së Verës

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet për festën e Ditës së Verës. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Më konkretisht:

  • Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

– Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

– Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako Çajupi, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

  •  Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Prev Post

”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Next Post

21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës në 2023, “u zëvendësuan” nga 27 mijë pensionistë

post-bars

Leave a Comment