Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zgjedhjet për kreun e KMSH, protesta para Medresesë kundër organizatës terroriste FETO

Zgjedhjet për kreun e KMSH, protesta para Medresesë kundër organizatës terroriste FETO

Ditën e sotme, (e shtunë, 2 mars), mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Votimi bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Këto zgjedhje mbahen pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.

Tre kandidatët për kreun e KMSH-së janë kreu aktual Bujar Spahiu, administratori i myftinisë së Durrësit Eduard Shefkiu, si dhe myftiu i Beratit Emirjon Vathaj.

Këto zgjedhje mbahen mes protestave të besimtarëve muslimanë të cilët i konsiderojnë zgjedhjet e sotme si “një teatër të orkestruar”. Ata ngrenë zërin për pakënaqësinë e muslimanëve ndaj “pushtimit” të Komunitetit Musliman të Shqipërisë nga njerëzit e sekt-ogranizatës terroriste të Fethullah Gülen – FETO.

@Mexhlis

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, prej vitesh po i kërkon kryeministrit Edi Rama “pastrimin e mbetjeve të fundit të organizatës FETO”, për shkak të veprimtarive terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Këtë kërkesa ia përsëriti edhe në vizitën e fundit zyrtare në Ankara më 20 Shkurt.

“Pjesë e agjendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO në Shqipëri, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo t’ia arrijë objektivat e saj dhe po ashtu ne shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falënderoj për kontributin që ka dhënë në arsim fondacioni turk Maarif në Shqipëri”– theksoi Erdoğan.

Prev Post

Tiranë – Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Next Post

Censi i Shpendëve Ujorë Dimërues, u regjistruan 66 specie, mbi 114 mijë individë në total

post-bars

Leave a Comment