Letërsi Kontakt| “Shpirti”, poezi nga Lasgush Poradeci
SHPIRTIT
Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym’ e Zotit, vete Zot!
Me hirin t’end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!Ti botes s’one-i prure lajmin
E nj’enderimi te pafaj:
Per mallin t’end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.
O Frym’ e Zotit, vete Zot!
Me hirin t’end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!Ti botes s’one-i prure lajmin
E nj’enderimi te pafaj:
Per mallin t’end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.
Kur del mi male yll’i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s’ime
Dh’i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.
E kur pat humbur jet’ e dherit,
Kur syr’ i lodhur m’u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M’i cfaq ylberin e nje rruaze…-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!
Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te gjite- i cmuar
Prej gjirit t’im te perveluar
Fjalim’i mallit t’im mjerush.
– Poezi nga Lasgush Poradeci
/Radio Kontakt