Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria i kthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të kishave dhe manastireve

Shqipëria i kthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të kishave dhe manastireve

Tiranë

Shqipëria i ka kthyer Maqedonisë së Veriut 20 ikona që u përkisnin kishave dhe manastireve, që ishin sekuestruar disa vite më parë.

Gjatë dorëzimit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, në rrjetet sociale ka shkruar se pas një pune 10-vjeçare, finalizuan me sukses kthimin në shtëpi të 20 ikonave që u përkisnin kishave dhe manastireve të Maqedonisë së Veriut.

“Në emër të qeverisë shqiptare i dorëzova homologes sime, Bisera Kostadinovska Stojçevska, këto ikona të sekuestruara në vitin 2013 dhe që rezultuan si pasuri i shtetit fqinj. Falënderime palës maqedonase për bashkëpunimin e frytshëm dhe të gjitha institucioneve shqiptare e ndërkombëtare që u bënë pjesë e këtij operacioni. Edhe një herë shteti shqiptar tregoi se është në anën e së drejtës, duke dhënë një shembull pozitiv në procesin e kthimit në vendin e origjinës të objekteve-trashëgimi kulturore të grabitura, të zhdukura apo të humbura, në respektim të konventave ndërkombëtare”, ka shkruar Margariti.

Para ceremonisë së dorëzimit, të dyja homologet zhvilluan një takim, ndërkohë sipas ministres Margariti është biseduar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kulturës, ruajtjen e trashëgimisë dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore materiale.

Në vitin 2013 autoritetet e Shqipërisë sekuestruan qindra ikona dhe vepra arti të objekteve të kultit që sipas autoriteteve rezultonin të vjedhura apo të trafikuara.

Në nëntor 2022 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës./aa.com.tr/sq

Prev Post

Mrekullia natyrore e malit të Munellës

Next Post

Netflix realizon serialin e ri dokumentar mbi jetën e Aleksandrit të Madh, kur do të nis transmetimi

post-bars

Leave a Comment