Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbahet “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë me flamuj, motorë dhe simbole Kombëtare

Mbahet “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë me flamuj, motorë dhe simbole Kombëtare

Ka nisur në Tiranë “Parada e Shqiptarëve”, ku shqiptarë nga treva të ndryshme janë mbledhur për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë.

Nga pamjet duket se të pranishmit janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamuj dhe simbole kombëtare.

Nuk kanë munguar në paradë edhe këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.

Po ashtu nuk kanë munguar as motoristët të cilët po marshojnë në nder të përvjetorit të 111 të Pavarësisë.

Kujtojmë se 111 vite më parë Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Perandoria Osmane, nga e cila kontrollohej prej rreth 500 vitesh.

 

 

/euronews.al

Prev Post

Ja cilat janë fjalët më të kërkuara në Google nga shqiptarët për vitin 2023

Next Post

Dunat e Nartës, më të vjetrat në Ballkan

post-bars

Leave a Comment