Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ja cilat janë fjalët më të kërkuara në Google nga shqiptarët për vitin 2023

Ja cilat janë fjalët më të kërkuara në Google nga shqiptarët për vitin 2023

Nga ChatGPT deri tek kërkime për punë, këto janë fjalët kyçe më të kërkuara nga shqiptarët në dritaren kërkimore Google përgjatë 12 muajve të fundit.

Në 2023, shqiptarët në Google kanë kërkuar me një ritëm të vazhdueshëm. Nga zhvillimet e fundit, lokale apo globale, deri tek pyetjet rreth vizitave të mundshme gjatë fundjavave, këto janë disa nga kërkimet më të njohura të muajve të fundit, sipas Google Trends.

Platforma e Inteligjencës Artificiale nga OpenAI ka dominuar listën e kërkimeve, tërhequr nga kurioziteti dhe përdorimi i gjerë i këtij aplikacioni nga shqiptarët. Ndërkohë, kërkimet për pozicione pune në fushën e marketingut në Tiranë kanë zënë vendin e dytë, duke treguar një interes të lartë nga qytetarët, madje duke tejkaluar kërkimet për punë në Gjermani, të cilat kryesonin listën.

Ditët e fundit janë shënuar rritje të kërkimeve për Europianin 2024, si pasojë e fitoreve të njëpasnjëshme të kombëtares në kompeticionin futbollistik. Po ashtu, kërkimet për fluturime dhe udhëtime jashtë vendit janë rritur, veçanërisht pas hyrjes në treg të operatorëve të ndryshëm turistik dhe kompanive të reja të fluturimit.

Konstante në listën e kërkimeve mbeten edhe Google Translate, parashikimet e motit, filmat e rinj në kinema si dhe festat kombëtare.

 

/euronews.al

Prev Post

Kosovarja synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami

Next Post

Mbahet “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë me flamuj, motorë dhe simbole Kombëtare

post-bars

Leave a Comment