Muhamet Ahmeti nga Kosova dhe Anita Monoscalco nga Italia u prezantuan me ekspozitë të përbashkët në Romë
Në periudhën nga 10 deri më 17 nëntor 2023, Galeria MOCA në Romë të Italisë u bë vendi i një ngjarje kulturore të veçantë. Ekspozita “NE-Përtej Artit Magjik”, u kurua nga artisti Italian Claudio Giulianelli dhe prezantoi krijimtarinë e dy artisteve të talentuar, Muhamet Ahmeti-Metis nga Kosova dhe Anita Monoscalco nga Italia.
Inaugurimi i ekspozitës u shënuar nga një prezantim thelbësor i dy artistëve duke sjellë një perspektivë të thellë mbi inspiratat dhe shpirtin e krijimtarisë së tyre.
Kjo ngjarje e artit, bashkoi një audienca të gjerë, përfshirë artdashës dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali.
Mbështetës i projektit për artistin nga Kosova, Muhamet Ahmeti-Metis ishte MKRS dhe Komuna e Fushe Kosovës. / KultPlus.com