Zbulohen 8 kopshte private të palicensuara në Tiranë, kontrolli pas dhunës nga edukatorja kundrejt fëmijës 3-vjeç
Nisur nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një fëmijë vetëm 3-vjeç nga edukatorja në një kopsht privat në Tiranë , ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu njoftoi këtë të hënë se është ngritur një Task Forcë për arsimin parashkollor që do të monitorojë kopshtet .
Ministrja zbuloi numrin e subjekteve të palicensuara dhe tha se do të ketë gjoba dhe masa deri në pezullim aktiviteti.
OGERTA MANASTIRLIU
MINISTRE E ARSIMIT
“8 subjekte jopublike (kopshte) rezultojnë të mos kenë aplikuar pranë MAS për licensimin përkatës dhe 2 subjekteve i është refuzuar licensimi, për të cilat inspektorët në DPAP po kryen verifikimet e nevojshme dhe në përfundim do të merren masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.”
Manastirliu foli edhe për një reformë të re në arsimin parASHKOLLOR që do të nisë zbatimin e menjëhershëm.
OGERTA MANASTIRLIU
MINISTRE E ARSIMIT
Rishikimin e plotë të paketës së akteve ligjore e nënligjore (pra do të referohen përgjegjësi të reja të ofruesve të shërbimeve në çerdhe dhe kopshte; procedurat e hapjes/mbylljes dhe standardeve të infrastrukturës dhe mirërritjes që duhet të plotësojnë institucionet e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të grupmoshës 0-6 vjeç);Standardet të reja të kujdesit, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve deri në 6 vjeç, në institucionet e arsimit parashkollor, me fokus rishikimin e kurrikulës dhe mbështetjen edukatorëve/mësueseve në arsimin parashkollor.Forcimin e strukturës së inspektimit dhe instrumentave të monitorimin dhe veprimtarisë së subjekteve ofrues të shërbimeve parashkollore.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve për të rritur sigurinë dhe cilësinë ne kopshte dhe çerdhe./vizionplus.tv