Afrika e Jugut ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Afrika e Jugut më 6 nëntor njoftoi se po tërheq diplomatët e vendosur në Izrael, në shenjë proteste për bombardimet që po kryhen në Gaza ku shumë civilë po humbin jetën.
Masa ka për qëllim rivlerësimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, i cili është kritikuar ashpër për sulmet e kryera nga forcat e tij në Rripin e Gazës.
Afrika e Jugut është “jashtëzakonisht e shqetësuar për vrasjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm” në territorin palestinez”, u shpreh ministrja e jashtme e vendit, Naledi Pandor.
“Ne besojmë se natyra e reagimit nga Izraeli është bërë një ndëshkim kolektiv,” tha ajo, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm./B.V/ReportTv.al