Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Presidenti i Brazilit kritikon OKB-në për Gazën

Presidenti i Brazilit kritikon OKB-në për Gazën

“Nëse OKB-ja do të kishte fuqi, mund të bënte ndërhyrje më të mëdha. ShBA-ja gjithashtu mund të ndërhynte më shumë”, tha Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, deklaroi se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të marrin më shumë përgjegjësi për atë që po ndodh në Gaza.

Lula da Silva, i cili ka bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetin social X, tha se ndikimi i OKB-së në zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez është dobësuar dhe se OKB-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi për ta ulur tensionin në Rripin e Gazës.

“Nëse OKB-ja do të kishte fuqi, mund të bënte ndërhyrje më të mëdha. ShBA-ja gjithashtu mund të ndërhynte më shumë, por njerëzit nuk e duan këtë. Njerëzit duan luftë, duan të nxisin urrejtje, por unë nuk e shoh këtë në këtë mënyrë. Mund të më kritikoni sa të doni, por Lula do të vazhdojë të flasë për paqen”, tha presidenti i Brazilit.

Duke iu referuar Hamasit dhe Hezbollahut, Lula da Silva tha: “Ne ende duhet të flasim me Kinën, Afrikën e Jugut dhe Katarin, me sa duket ata kanë dialog me ta (Hamasin dhe Hezbollahun). Duhet të sigurohet korridori humanitar, ushqimi, ilaçet dhe energjia elektrike dhe fëmijët nuk duhet të vriten më”.

Presidenti brazilian tha se Rusia dhe Kina mbështesin zgjidhjen me dy shtete, e cila parashikon krijimin e një shteti palestinez.

“Askush nuk do të vdesë në tryezën e negociatave, do të jetë më pak e kushtueshme dhe ne mund të gjejmë një zgjidhje. Ne duhet të sigurojmë që Izraeli të mbrojë tokën e tij në Lindjen e Mesme dhe që palestinezët, kufijtë e të cilëve janë shënuar nga OKB-ja, të kenë gjithashtu të drejtën të kenë tokën e tyre”, tha Lula da Silva./TRT Shqip

Prev Post

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 6.546 mes sulmeve ajrore izraelite

Next Post

Hillary Clinton mbush 76 vjet, gruaja e fuqishme që ndihmoi shumë në çështjen e Kosovës

post-bars

Leave a Comment