Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Çfarë i ndodh fytyrës nëse nuk e lani? Përgjigjja është ‘e frikshme’

Çfarë i ndodh fytyrës nëse nuk e lani? Përgjigjja është ‘e frikshme’

Larja e fytyrës është hapi i parë në një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës. Larja largon papastërtitë, vajin dhe ndotësit mjedisorë që grumbullohen në fytyrë gjatë ditës.

Pse është e rëndësishme të lani fytyrën?

Ju nuk kaloni asnjë ditë pa larë duart, apo jo? Njësoj duhet të jetë edhe me fytyrën! Pra, nuk duhet të kaloni asnjë ditë pa e larë atë. Në fund të fundit, ajo është e ekspozuar mjaftueshëm ndaj çdo ambienti dhe faktori të jashtëm. Grimi, smogu apo djersa janë kërcënim direkt për lëkurën dhe nëse ju i lini këto të grumbullohen, kjo shkakton pore të zmadhuara, çarje apo lëkurë e acaruar.

Sa shpesh duhet ta lani fytyrën? Për shumicën e njerëzve, dy herë në ditë është ideale, një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit”. Nëse e teproni me pastrimin, lëkura do të fillojë të thahet dhe të irritohet.

Pavarësisht nga lloji i lëkurës, dermatologët nuk rekomandojnë larje më shumë se dy herë gjatë 24 orëve. Ju mund të tundoheni ta lani fytyrën më shpesh se dy herë në ditë, por mos e bëni!

Çfarë mund të ndodhë nëse nuk e lani fytyrën?

Nëse flini me grim në fytyrë një herë, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Por, nëse e ktheni në rutinë dhe nuk e lani fytyrën, problemet do të nisin. Papastërtitë, poret do të bllokohen sepse fytyra nuk ajroset dhe kjo çon më pas në akne.

Madje lëkura mund të plaket më shpejt. Ndotësit dhe radikalet e lira mund të grumbullohen në lëkurë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e lani, ato mund të dëmtojnë fibrat e kolagjenit dhe elastinës duke çuar në plakje të parakohshme.

Jastëkët ndoten më shpejtë, apo jo? E gjithë ajo papastërti që grumbullohet në fytyrë gjatë ditës ku shkon kur ju nuk lani fytyrën? Kur flini, papastërtitë do të përfundojnë në jastëk. Jo vetëm kaq, por ju mund të filloni një cikël vicioz të transferimit të papastërtive.

Mos harroni edhe që produktet e tjera për kujdesin e lëkurës mund të mos funksionojnë siç duhet. Serumet, hidratuesit dhe kremrat depërtojnë më lehtë në lëkurën e pastër. Kur keni grumbullim papastërtish, këto produkte ka të ngjarë të mbeten vetëm sipër fytyrës, në vend që të përthithen dhe të transformojnë gjendjen e lëkurës në tërësi./inforculture.info

Prev Post

“Voloscontato”: Vizitoni Parkun Kombëtar të Shqipërisë ku fshihen thesare natyrore

Next Post

Dimensioni njerëzor i një mësuesi

post-bars

Leave a Comment