Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tifozi unik i koTifozi unik i kombëtares merr pasaportën shqiptarembëtares merr pasaportën shqiptare

Tifozi unik i koTifozi unik i kombëtares merr pasaportën shqiptarembëtares merr pasaportën shqiptare

Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Besmiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, njoftim të cilin ai e ka bashkëngjitur me një galeri fotosh gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Tulant Balla

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit. Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare./albeu.com

Prev Post

Ky është çmimi i burgut për 2 milionë njerëz

Next Post

Shqipëria – Çeki (3-0): “Euro 2024”, kuqezinjtë “rezervojnë” një biletë në Gjermani, triumf i pastër

post-bars

Leave a Comment