Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shkrepjet e fotografes së parë grua në Mitrovicë, Myzejene Zymi, do të ekspozohen në Muzeun e qytetit në nëntor

Shkrepjet e fotografes së parë grua në Mitrovicë, Myzejene Zymi, do të ekspozohen në Muzeun e qytetit në nëntor

Myzejene Zymi ishte fotografja e parë grua në Mitrovicë. Shkrepjet që kanë ngrirë kujtime e ngjarje, aparatet dhe veglat e saj të punës, gjatë nëntorit do të ekspozohen në Muzeun e qytetit.

Ekspozita përveç që do të ofrojë një perspektivë të re në muzeologjinë kosovare dhe vë në pah përfshirjen e grave në fushat e artit dhe artizanateve, prezanton Mitrovicën si një qytet të pasur me histori dhe kulturë të zhvilluar.

Projekti udhëhiqet nga Fitore Bala Bucaliu, përfituese e këtij viti në thirrjen publike për art dhe trashëgimi kulturore, bën të ditur ministri i kulturës, Hajrulla Çeku. / KultPlus.com

Prev Post

Bima magjike që lehtëson stresin, rrit kujtesën dhe forcon sistemin imunitar

Next Post

Ky është çmimi i burgut për 2 milionë njerëz

post-bars

Leave a Comment