“Nuk kanë nevojë për paratë e mia për të jetuar”/ Këngëtari i njohur deklaron se pasuria e tij do të shkojë për bamirësi
USA
Këngëtari i grupit të njohur muzikorë “Rolling Stones”, Mick Jagger gjatë një interviste për “The Wall Street Journal” ka treguar se do ta dhurojë për bamirësi pasurinë e tij pasi të vdesë.
80-vjeçari tha se tetë fëmijët e tij “nuk kanë nevojë për 500 milionë dollarë për të jetuar” dhe në këtë mënyrë ai do t’ua dhurojë fëmijëve në nevojë.
“Fëmijët e mi nuk kanë nevojë për pasurinë time për të jetuar, më mirë t’i bëj mirë botës”- ka thënë 80-vjeçari. Mick Jagger ka 8 fëmijë më i madhja është vajza Karis, 53 vjece dhe më i vogli është vetëm 6 vjeç.
“The Stones” ishin një ndër grupet më të njohura muzikore, teksa morën miliona paund si shpërblim i punës së tyre të çmuan dhe të vlerësuar nga fansat./balkanweb