Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Incidenti në Veri të Kosovës: Gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt

Incidenti në Veri të Kosovës: Gjendet i vdekur edhe sulmuesi i katërt

Nga operacioni i Policisë së Kosovës në vendin Banjska në veri të vendit janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë të plagosur.

Prokuroria e Kosovës konfirmoi se është gjetur edhe një trup i pajetë i një tjetër terroristi që sulmoi Policinë e Kosovës në orët e para të së dielës të 24 shtatorit. Numri total, zyrtar i sulmuesve të vrarë është katër.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i prokurorisë Ekrem Lutfiu. Ai deklaroi se trupi i pajetë i terroristit është gjetur rreth 1,5 kilometra larg “vendit të incidentit”.

Megjithatë, siç bëhet e ditur ende nuk është bërë i ditur identiteti i terroristit të vrarë.

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës, ndërsa si pasojë humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa edhe dy policë të tjerë u lënduan.

Autoritet në Kosovë drejtuan gishtin nga Beogradi zyrtar se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi aktin e së dielës ndërsa bëri thirrje që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Nga operacioni i policisë janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë të plagosur./TRT Balkan

Prev Post

Denoncimi i Komitetit Çam ndaj qeverisë greke në Asamblenë e OKB-së

Next Post

40 artistë nga vendi baltik performojnë për publikun në Gjirokastër

post-bars

Leave a Comment