ZNJ. BALJE DHE ZNJ. BYTYQI NË NDIHMË DHE PËRKRAHJE TË NXËNËSES NGA GJAKOVA
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione znj. Duda Balje dhe Ambasadorja e Organizatës Botërore World Hijab Day për Kosovën njëherit edhe themeluese e kampanjës World Hijab Day Kosovo znj. Valbone Bytyqi i ofrojnë ndihmë dhe përkrahje nxënëses së gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë të cilës iu ndalua ndjekja e mësimit nga stafi Administrativ i shkollës për shkak të shamisë. Në një kontakt telefonik zonjat në fjalë i ofrojnë ndihmën gjimnazistes që nëse edhe më tej nuk i lejohet vazhdimi i mësimit nga ana e stafit Administrativ të shkollës, të marrin përsipër zyrtarisht rastin në fjalë për rikthimin e saj në bankat shkollore aty edhe ku meriton të jetë. E drejta e manifestimit të besimit përmes veshjes është një e drejtë e garantuar me ligj në Republikën e Kosovës andaj askush askujt nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë. Ju kujtojmë se nxësja në fjalë, për të cilën familjarët kanë kërkuar të mbetet anonime deri në zgjidhjen e këtij problemi, është nxënësja më e mirë e shpallur në shkollen fillore, por të njëjtës nuk iu lajua edhe vijimi i mësimit në gjimnazin Hajdar Dushi në Gjakovë që në ditën e parë të shkollës vetëm për shkak të shamisë. /World Hijab Day Kosovo Duda Balje Valbone Bytyqi