Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Xhamia e vjetër e fshatit Dragobi të Tropojës- Mendohet se është ndërtuar në vitin 1442(Foto)

Xhamia e vjetër e fshatit Dragobi të Tropojës- Mendohet se është ndërtuar në vitin 1442(Foto)

Kjo xhami e cila shihet në foton e mëposhtme besohet se ekziston që nga viti i largët 1442 ,shkruan InforCulture.info

Xhamia e fshatit Dragobi ndodhet në zonën e Myftinisë Tropojë të Bajram Currit . Xhamia e Dragobisë është e vendosur në fshatin e Dragobisë, buz lumit të Valbonës.

Rreth saj ka disa varreza myslimane dhe karshi saj ndodhet Shpella e Dragobisë (Monumet Natyre) e cila ndodhet në lartesinë rreth 1200 m mbi nivelin e detit  dhe që ka një gjatësi 8 m dhe gjersi deri ne 4 m. Aty është strehuar edhe heroi Bajram Curri (Thuhet se në këtë shpellë në vitin 1925 vdiq (apo u vra B.Curri ).

Nuk ka të dhëna të sakta që dëshmojnë jetërsinë e kësaj xhamie , mirëpo sipas gojëdhënave të banorëve ndër breza ,besohet se ky objekt fetar i takon vitit 1442./inforculture.info

 

Prev Post

Kur Mbreti Zog pinte 240 cigare në ditë

Next Post

“Sifted”: Shqipëria, perla e fshehur e Evropës për nomadët digjitalë

post-bars

Leave a Comment