Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Risi në shkolla, nxënësit do mësojnë lëndët shkencore me animacione!

Risi në shkolla, nxënësit do mësojnë lëndët shkencore me animacione!

Vitin e ri shkollor nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën do ta kenë më të thjeshtë mësimin e lëndët e shkencave të natyrës, pasi pritet që kiminë, fizikën, bilologjinë dhe matematikën t’i mësojnë brenda një ore mësimi nëpërmjet platformës PhET SIMULATIONS duke praktikuar animacione e stimulime interactive.

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shkollat 9-vjecare do të prakitohet një metodë e re e mësimdhënies për lëndët e shkencave të natyrës, aty ku haset dhe vështirësia më e madhe në të kuptuar. Për nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën mësimi do të jetë i kombinuar, ku brenda një ore mësimore do të mësojnë disa lëndë bashkë.

Mësimi i kombinuar do të bëhet me lëndët e shkencave të natyrës kimi, fizikë, biologji dhe  matematika.

Bëhet  fjale për platformen PhET SIMULATIONS që mundëson laboratorë virtuale, testime, ushtrime në shkenca dhe matematikë.

Është pa pagesë dhe mësuesit e shkencave mund ta përdorin si mjet ndihmës, ku nxënësit për te mësuar shkencën dhe matematikën do t’iu shërbejnë animacionet dhe simulimet interactive. Në udhëzimin e bërë tashmë gati nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar thuhet se kjo platëformë  thjeshton mënyrën e të  mësuarit si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Studimet kanë treguar se njohuritë e reja asimilohen më mirë nga nxënësit kur përdorim simulimet. PhET SIMULATIONS  zëvendëson eksperimentet që zhvillohen në kushte laboratorikedhe kjo praktkë mësimore është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e njësive interaktive për pjesën e shkencave të natyrës në testimin PISA.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com

Prev Post

Misteri i zogut më të vogël në botë: Ku shkon kolibri kur perëndon dielli?

Next Post

Përmeti destinacion turistik, Hoxha për ATSH-në: Mbi 80 mijë turistë vendas e të huaj

post-bars

Leave a Comment