Kukësi nuk përkujton 35-vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës! Poeti disident u var në litar nga komunistët
Një ditë më parë ishte 35-vjetori i ekzekutimit nga regjimi komunist i poetit kuksian Havzi Nela, por në qytetin e tij nuk u zhvillua asnjë aktivitet përkujtimor nga bashkia apo institucionet e kulturës. I vetmi që sjell në vëmendje vuajtjet e poetit disident është studiuesi Petrit Palushi.
35 vite më parë u ekzekutua poeti disident i Kukësit Havzi Nela, duke shënjuar krimin e fundit të sistemit komunist. Asnjë ceremoni përkujtimore nuk u zhvillua në Kukës, këtë 10 gusht. I vetmi që sjell në vëmendje të publikut jetën e veprën e tij është studiuesi Petrit Palushi, autor i 4 librave për Havzi Nelën. Ata që nënshkruan dënimin me vdekje nuk u gjykuan dhe nuk kërkuan ndjesë.
“10 gushti është ditë përkujtesë sepse Havzi Nela ishte kundërshtar i hapur i regjimit komunist”, tha ai.
Poezitë e Havzi Nelës janë një autobiografi e vuajtjeve në diktaturë.
Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të diktaturës, vuajti ne burgjet politike të Burrelit, të Spaçit. Me 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit Havzi Nela u shpall martir i demokracisë, por askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi për ekzekutimin e poetit.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
https://www.youtube.com/watch?v=fIjBMIiesQA