Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Greqia, rëndë si Shqipëria: Epiri po shkretohet!

Greqia, rëndë si Shqipëria: Epiri po shkretohet!

Për të gjithë ata shqiptarë që mendojnë se Shqipëria është qendra e botës e të këqijave, ku fjala vjen, vetëm në Shqipëri po shkretohen fshatrat, ja që dhe fqinji ynë jugor në BE të njëjtën gjë vuan.

Siç shkruan Protothema, Epiri po shkretohet dhe kjo duket veçanërisht nga zvogëlimi i popullsisë në krahinat e tij. Por më e trishtueshme se kjo është se edhe brezi i ri po largohet nga fshatrat, një fakt i pakëndshëm që është realitet dhe po rritet vit pas viti.

Ky konstatim konfirmohet edhe nga vendimi për pezullimin e punës, ku 29 shkolla do të mbyllen në vitin e pritshëm shkollor 2023-2024 për shkak të mungesës së nxënësve në njësitë rajonale të Janinës, Artës, Thesprotisë dhe Prevezës.

Bëhet fjalë për gjithsej 29 institucione arsimore – 19 kopshte dhe 10 shkolla fillore – në 25 fshatra të Epirit, ndërsa më paradoksalja është se edhe një kopsht fëmijësh në qytetin e Artës është në listën e shkollave që do të mbyllet.

Për momentin, shkollat ​​do të pezullohen, por kjo lëvizje mund të parashikojë mbylljen përfundimtare të tyre në një datë të mëvonshme.

Më tej shkruhet se në Komunën e Pogonit situata paraqitet edhe më dramatike, pasi janë të pakta – ndoshta të numëruara me dorë – shkolla që mund të funksionojnë.

Nga Kalpaki deri në kufirin me Shqipërinë, shumica e shkollave kanë pushuar së funksionuari që nga fillimi i shekullit të 21-të. Në 20-25 vitet e fundit mund të thuhet se fshatrat e Bashkisë janë “tharë” nga fëmijët që përbëjnë brezin e ri, ndërkohë që reduktimi i popullsisë së rritur është përkatësisht i shpejtë, pasi shumica e fshatrave përbëhen nga shumë pak banorë: 55 fshatra kanë më pak se 30 banorë, ndërsa tre janë të pabanuara.

Por ndryshe nga Shqipëria ku fajtore është politika për lëvizjet demografike, në Greqi jepet si shpjegim trendi i ikjes në qendra të mëdha urbane, për mundësi më të shumta ekonomike e standarte më të larta jetese. /tesheshi.com/

Prev Post

Njohja e Kosovës nga Ukraina, temë diskutimi në Kiev

Next Post

Zogaj, thesari turistik i Shkodrës

post-bars

Leave a Comment