Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Grekët “ngrihen në këmbë”, kundër privatit që ka zaptuar plazhet publike

Grekët “ngrihen në këmbë”, kundër privatit që ka zaptuar plazhet publike

“Lëvizja e Peshqirëve”, është kjo nisma që është ndërmarrë kohët e fundit në Greqi. Nisma ka për qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe të cilat janë zaptuar nga privati. Te “Lëvizja e Peshqirëve” kanë denoncuar raste abuzive edhe vetë pushuesit, që ankohen për çmimet e larta të çadrave që arrijnë deri në 120 euro.

Duket se lëvizja po jep fryte, si në Paros aty ku Lëvizja Qytetare për Plazhet e Lira vendase nisi ndërhyrjet e saj të para shoqëruar me protestë, ashtu edhe në ishuj të tjerë. Lëvizja solli efekt të menjëhershëm pasi u hoqën shezlonget dhe çadrat e vendosura ilegalisht në plazhe publike dhe kjo falë aktivizimit të organeve kompetente shtetërore pas evidentimit të çështjes në media.

Nisma që ka nisur në Paros është një lëvizje e gjallë e qytetarëve për mbrojtjen e hapësirës publike. Nisma është përgëzuar edhe nga drejtuesit lokal të cilët thanë se nuk do të lejojnë asnjë arbitraritet të biznesmenëve në plazhet publike./JOQ

Prev Post

Inteligjenca artificiale nganjëherë shpik gjëra; a mund të rregullohet ky problem?

Next Post

Edith Durham: Gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës se është pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë dhe e Lekës së Madh

post-bars

Leave a Comment