Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para krishtit.

Albert Hafner arkeolog nga Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jovetëm një zbulim i madh pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar. Ai shkon më tej kur thotë se të gjitha gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.

E pranishme në prezantimin e rezultateve ambasadorja zviceriane u shprej e lumtur që Zvicra është pjesë e kërkimeve ashtu siç tha se këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të thithur edhe më shumë turistë zviceranë.

Gërmimet në vendbanimi palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen.

Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.