Distria Krasniqi e para në botë
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është renditur e para në botë.
Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë.
Pas saj, është renditje xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.
Derisa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur që ta fitojë medaljen e artë.
Ajo po ashtu në disa Kampionate Evropiane dhe Botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta./almakos.com