Sot nata finale e Eurovizion 2023, ja shtetet që pretendojnë fitoren
Sot në mbrëmje është finalja e madhe e Eurovizion 2023, e cila pritet të nisë në orën 20:00 në Liverpool. Shfaqja do të pasqyrojë kulturën e vendit mirëpritës, pir edhe të fituesit të vitit të kaluar Ukrainës, e cila për shkak të luftës me Rusinë nuk mundi ta organizonte shfaqjen.
Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me Graham Norton që do t’i bashkohet gjatë fazës së votimit.
Në këtë mbrëmje do jenë 26 shtete të cilët do të përfaqësohen nga 26 artistët finalis. Shqipëria këtë vit arriti të prek finalen me këngën “Duje”, nga Albina dhe familja Kelmendi dhe sonte do të mbajë numrin 10.
Ndër më favoritët për të fituar Eurovizionin deri më tani janë cilësuar Suedia dhe Finlanda.
Finalistët e Eurovizion 2023 janë:
01- Austria
02- Portugalia
03- Zvicra
04- Polonia
05- Serbia
06- Franca
07- Qipro
08- Spanja
09- Suedia
10-Shqipëria
11- Italia
12- Estonia
13- Finlanda
14- Çekia
15- Australia
16- Belgjika
17- Armenia
18- Moldavia
19- Ukraina
20- Norvegjia
21- Gjermania
22- Lituania
23- Izraeli
24- Sllovenia
25- Kroacia
26- Anglia
/euronews.al