Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

Kupa e Greqisë në Tiranë? Grekët “çmenden” në rrjetet sociale dhe e kundërshtojnë

Kupa e Greqisë mes AEK dhe PAOK ka shumë gjasa që të mbahet në statdiumin “Air Albania” në Tiranë.

Derbi konsiderohet si një ndeshje me një rrezikshmëri relativisht të lartë dhe policia greke nuk ka marrë përsipër ta organizojë jo në Athinë, por në asnjë qytet tjetër, e për këtë arsye mund të zhvillohet në Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar këtë ndeshje kaq të përfolur. Me sa duket pas konsultimit me organet e tjera është gjetur mundësia për ta zhvilluar këtë ndeshje në stadiumin “Air Albania”, por ende pa ndarë një datë të saktë.

Në këtë formë, Federata Greke nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë kufijve me Qipron opsionin e parë.

Por, qipriotët refuzuan ta merrnin përsipër organizimin dhe në këtë pikë, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj.

Diçka e tillë nuk është pritur mirë nga qytetarët grekë, të cilët kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke kundërshtuar që ndeshja të mbahet në Shqipëri. Por në “Air Albania” do të zhvillohet koncerti i këngëtarit grek Nikos Vertis. Ky i fundit do të zhvillojë koncert në këtë impiant më datë 25 maj dhe kjo teorikisht e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ndezur mes dy skuadrave greke në maj.

Vertis ka rezervuar stadiumin nga data 23 maj, deri më datën 26 maj, për të bërë përgatitjet e duhura për koncertin e parë të tij në vendin tonë.

Ndërkohë, më 28 maj, në këtë impiant është parashikuar të zhvillohet një shfaqje e Notre Dame de Paris, ndërsa data 1 qershor është rezervuar për finalen e Kupës së Shqipërisë./shekulli.com.al

Prev Post

Me makinat e ushtrisë, mbërrijnë në qytetin e Korçës materialet zgjedhore

Next Post

“Skanderbeg”, filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar

post-bars

Leave a Comment