Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Presidenti i Polonisë sot në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj (AXHENDA)

Presidenti i Polonisë sot në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj (AXHENDA)

 Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të mbërrijë sot në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Duda do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj.

Në këtë vizitë, Duda do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Pas takimit në Presidencë, Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 12:20. Më pas dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

AXHENDA

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15​  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni

SI.E./ReportTv.al

Prev Post

Kurti dhe Lajçak takohen sot në Prishtinë

Next Post

SHBA do të ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët nën 13 vjeç

post-bars

Leave a Comment