Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Astrit Çerma përlotet nga malli për Tiranën: Sa më mungon Tirana e atyre viteve…

Astrit Çerma përlotet nga malli për Tiranën: Sa më mungon Tirana e atyre viteve…

Aktori i njohur Astrit Çerma, i cili ka disa vite që jeton në Amerikë së fundmi është bërë nostalgjik për Tiranën.

Kuptohet, për Tiranën e atyre viteve që ka jetuar ai, jo për Tiranën e sotme.

Se këtë Tiranë të sotme, me kaq shumë ndryshime, vështirë se do ta njihte, po ta vizitojë. Ai mallin për Tiranën e ka shprehur përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Mbrëmë, aty nga ora 2.30 u zgjova dhe nuk më merrte më prapë gjumi. Hapa televizorin…

Një film italo-francez i Luciano Viskontit ne vitet ‘60 me Alen Delon dhe Renato Salvatore “Roku dhe vëllëzërit e tij”.

Ne e kemi parë aty nga viti 63… Nuk di sepse nga ai film, tek episodi i tramvajit që rrëshqiste natën nëpër rrugët e Milanos, Rroku përqafuar me të dashurën, ajo muzikë e bukur xhazi…

Eh, mu kujtua Tirana e atyre viteve dhe çuditërisht Tirana në mbrëmje me ditët me shi…

Ai i ndriçim i vakët por i ngrohtë; rrugët e lagura por të pastërta; njerëzit nën çadra, tek e tek dhe dy nga dy; urbanët që shkisnin në çdo pesë e dhjetë minuta; dhe qetësia, ajo qetësi që të lejonte të dëgjojë melodinë e bukur të shiut…

Ç’lidhje kishte filmi me kujtimet e mija?! Nuk e di…

Ju që e keni parë filmin dhe që e keni jetuar Tiranën e atyre viteve mund të më ndihmoni”, shkruan aktori i njohur, plot nostalgji e mall.

ObserverKult


Astrit Çerma

Lexo edhe:

REVOLTOHET AKTORI ASTRIT ÇERMA: E MJERA SHQIPËRI, 100 VJET DËGJOJMË VETËM ENVER E SALI

Aktori i njohur Astrit Çerma, ndër të tjera është mjaft aktiv edhe për situatën politike në Shqipëri, të cilën e komenton herë pas here.

Ai shkruan së fundmi, se kemi 100 vjet, që dimë veç Enver e Sali.

“Po mbushen 100 vjet

E mjera Shqipëri…

Vetëm Zogoll..

Vetëm Enver…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

/ObserverKult

Prev Post

Përse në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë?

Next Post

Vendet që mund të vizitoni nëse jeni të dhënë pas kulturës dhe historisë.

post-bars

Leave a Comment