Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria, destinacion turistik për 365 ditë, Expocity hap edicionin e 5-të të panairit ndërkombëtar të turizmit

Shqipëria, destinacion turistik për 365 ditë, Expocity hap edicionin e 5-të të panairit ndërkombëtar të turizmit

Shqipëria ka potencialin që të bëhet një destinacion kryesor turistik në rajon për çdo ditë të vitit.

Me logon Shqipëria, destinacion turistik për 365 ditë, Expocity hapi sot edicionin e 5-të të panairit ndërkombëtar të turizmit. Shumë tur-operatorë, përfaqësues të qeverisë, investitorë të pavarur, shkolla profesionale dhe të tjerë morën pjesë në ExpoTurism.

Vende si: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Armenia, Bosnje-Hercegovina, Polonia, Anglia, Turqia, Holanda, Norvegjia dhe Gjermania do të ofrojnë përvojën e tyre në këtë sektor si dhe mundësi të shumta bashkëpunimi me bizneset në Shqipëri.

Expocity erdhi në këtë panair me një traditë të re bashkëpunimi me bashkitë e vendeve dhe shteteve të ndryshme, ku bashkia e Tiranës ishte ajo e nderit dhe Armenia shteti nderi.

Në fjalën e hapjes së eventit, drejtoresha ekzekutive e Expocity Aulona Hoxha tha se ky edicion vjen me shumë risi dhe aktivitete: “Në këtë edicion kemi disa gjëra të veçanta, Bashkinë e Nderit që do të shfaqë atraksionet më të bukura të qytetit dhe shtetin e nderit të Armenisë që do të promovojë atraksionet dhe kulturën e saj me aktivitete të ndryshme.

Të gjithë do të vazhdojmë të punojmë gjithnjë e më shumë për ta bërë Shqipërinë destinacionin kryesor turistik në rajon, pasi vendi ynë është një destinacion turistik 365 ditësh”, tha ajo.

Shiritin e hapjes së panairit e prenë zëvendësministrja e turizmit dhe mjedisit Znj.Vilma Bello dhe nënkryetari i Bashkisë Z.Andi Seferi.

Vilma Bello, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, tha se vendi ynë ka arritur nivele mbi rajonin për sa i përket sektorit të turizmit. “Turistët kohët e fundit jo vetëm shpenzojnë më shumë por sjellin edhe një pjesë kulture dhe marrin një me vete. Turizmi prek të gjithë sektorët e ekonomisë, sjell zhvillimin e të gjitha fushave dhe hap shumë vende pune për të gjithë”, tha ajo.

Edhe pse Shqipëria është një vend i vogël, ajo është shumë e larmishme – tha Bello

“Ky panair sjell rreth 100 biznese dhe 30 blerës nga vendi dhe rajoni për të përmirësuar produktet turistike në vendin tonë. Shqipëria është një vend i vogël, por ka asete të mëdha dhe është shumë i larmishëm, por duhet të lidhet fort me mjedisin” u shpreh zëvendësministrja.

Nënkryetari i Bashkisë z.Andi Seferi tha se ky është një nga panairet më të suksesshme që është organizuar në vendin tonë për shkak të pranisë së bashkive të ndryshme. “Ky panair u bë i suksesshëm edhe nga pjesëmarrja e shumë bizneseve të mëdha turistike dhe tur- operatorë të ndryshëm. Turizmi nuk është më i paprogramuar dhe i paorganizuar, por një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë”, tha zoti Seferi.

Ai shtoi se Mbështetja e institucioneve dhe marketingu për vendin tonë janë dy nga pikat kryesore të misionit tonë në Turizëm. “Bashkia e Tiranës pati një vit turistik të suksesshëm, pasi vetëm nga viti i rinisë kishim mbi 1 milion turistë”.

Kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa tha se panaire të tilla janë të rëndësishme pasi është vendi i duhur i takimit për të gjithë bizneset dhe konsumatorët e tyre për tu informuar masivisht.

“Panairet e turizmit janë të rëndësishme për këtë sektor pasi janë vendtakimi i bizneseve dhe konsumatorëve. Bizneset kanë mundësinë të promovojnë paketa dhe atë që ofrojnë për të gjithë dhe të arrijnë një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes njëri -tjetri” – tha ai.

Sipas tij, “Shqipëria ka një produkt turistik shumë të mirë dhe favorizohet ndaj vendet e tjera, ku përveç bukurive natyrore kemi edhe një trashëgimi të madhe kulturore dhe historike. Sektori i turizmit i ka paraprirë ekonomisë së vendit sepse Shqipëria ka fluksin më të lartë të turistëve në rajon pas pandemisë. Turizmi gjeneron më shumë se 100 mijë vende pune, ndaj duhet të rritet vëmendja ndaj këtij sektori”, tha Kasa.

Kasa tha se edhe pse kemi arritur shumë në këtë sektor, ende nuk mund të konkurrojmë me vendet e tjera si Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi për shkak të mungesës së zhvillimit të turizmit.

Panairi do të zgjasë nga data 6-8 prill në të tri ditët do të zhvillohen takime të rëndësishme B2B dhe B2C duke ndërtuar një event referues për këtë sektor, ku të gjithë pjesëmarrësit do të munden të prezantojnë dhe promovojnë produktin e tyre dhe të lidhin marrëveshje të reja e afatgjata. /Monitor.al

Prev Post

Telefonat dhe rrjetet sociale po shkatërrojnë shëndetin mendor të fëmijëve

Next Post

Adivije Alibali Sharofi, gruaja që sfidoi kohën!

post-bars

Leave a Comment