Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK

Nis në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK

Në Gjykatën Speciale ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, për gati tri vjet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin para trupit gjykues.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës se sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.

Prev Post

INSTAT bën analizën, si po tkurret numri i të rinjve në vend, rënia më e fortë në Berat dhe Gjirokastër

Next Post

Forcat izraelite hyjnë në xhaminë Al-Aksa, qëllojnë me shkopinj besimtarët

post-bars

Leave a Comment