Ramazani 2023 – ja sa orë do të agjërojnë myslimanët, në vende të ndryshme të botës
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të enjten.
Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë.
Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë.
Agjërimi përfshin abstenim nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale gjatë orëve të ditës për të arritur një “takva” ose “devotshmëri” më të madhe për Zotin.
Pse Ramazani fillon çdo vit në data të ndryshme?
Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë, përcjell Telegrafi.
Këtë vit, dita e parë e agjërimit në Mekë ka të ngjarë të jetë e enjtja, 23 mars, në varësi të shikimit të hënës së re.