Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Begaj pritet nga Presidentja Osmani në Prishtinë

15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Begaj pritet nga Presidentja Osmani në Prishtinë

Begaj ka uruar presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë dhe ka theksuar se “Shqipëria do të jetë vazhdimisht në krah të Kosovës duke kontribuar në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të saj”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në kremtimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton Presidenca, presidenti Begaj ka uruar presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e pavarësisë dhe ka theksuar se “Shqipëria do të jetë vazhdimisht në krah të Kosovës duke kontribuar në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të saj”.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po e kremton 15-vjetorin e shtetësisë së saj duke u përballur me sfida, por e vendosur për të ecur përpara në forcimin e shtetit dhe e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik.

“Në këtë 15-vjetor të pavarësisë kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin, që nga arkitekti i shtetit të Kosovës, presidenti historik, Ibrahim Rugova, e deri te vajzat e djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, shumë nga të cilët ranë heroikisht për lirinë dhe Republikën”, ka theksuar presidentja Osmani.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nga të dy presidentët u vlerësuan jo vetëm miqësore, por vëllazërore, ndaj u zotuan se do të angazhohen për intensifikim të tyre.

Në këtë funksion, presidentja Osmani vuri në dukje nevojën për një koordinim dhe harmonizim të mëtejmë, posaçërisht në sferën e politikës së jashtme, me ç’rast potencoi nevojën që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në institucionet ku aktualisht Kosova nuk ka përfaqësim.

Të dy presidentët theksuan se Kosova e Shqipëria janë bashkërisht të angazhuara dhe të përkushtuara në mbrojtjen e demokracisë, paqes dhe lirisë dhe se stabiliteti i rajonit është jetik në mënyrë që të dy shtetet të vazhdojnë rrugëtimin evropian.

Gjatë ditës, presidenti Begaj do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kuvendi i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008 miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke shpallur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

/AA

Prev Post

Eurostat: 30% e popullsisë në Shqipëri nuk bën jetë normale nga problemet shëndetësore, niveli më i lartë në Europë

Next Post

Kosovë, mbahet tryeza “Pakicat në Kosovën e pavarur”

post-bars

Leave a Comment