Parkingu nëntokësor i Prishtinës afër përfundimit, kryetari Rama publikon pamjet për herë të parë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se parkingu nëntokësori kryeqytetit është pranë përfundimit.
Sot, pasdite, ai ka publikuar disa fotografi nga parkingu, ku thotë se 90% e punimeve kanë përfunduar.
Sipas Ramës, zyrtarisht parkingu hapet në muajin nëntor.
“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka njoftuar ai. / KultPlus.com