Stuhia godet Gjermaninë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Në një deklaratë nga policia thuhet se dëme të mëdha janë shkaktuar për shkak të stuhisë së fuqishme kryesisht në qytetin Paderborn
Në rajonin North Rhine-Westphalia (NRW) të Gjermanisë rreth 40 persona janë plagosur për shkak të stuhisë dhe tornadove, ndërsa në rajonin Rhineland-Palatinate një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes elektrike në bodrumin e shtëpisë së tij të përmbytur.
Në një deklaratë nga policia thuhet se dëme të mëdha janë shkaktuar për shkak të stuhisë së fuqishme kryesisht në qytetin Paderborn.
Si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të breshrit disa shtëpive u janë prishur çatitë dhe disave u janë thyer xhamat.
Për shkak të kushteve negative të motit janë plagosur rreth 40 persona në mënyra të ndryshme ku disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia deklaroi se një person 38-vjeçar në Wittgert ka humbur jetën pasi është goditur nga energjia elektrike në bodrum të shtëpisë së përmbytur si pasojë e reshjeve intensive.
Theksohet se pas shkatërrimeve vazhdojnë punimet për përcaktimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara.
/AA