Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore rikthen turneun artistik pas 30 vitesh
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.
Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit, kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore, për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Aktiviteti nisi me qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Shkup dhe në përmbyllje në qytetin e Tetovës.
Turneu është organizuar nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.
/euronews.al